Ende ka shpresë që qeveria të mbijetojë, Anton Quni i bën ofertë Albin Kurtit

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni iu drejtua kryeministrit Albin Kurti duke i thënë se i ka parë vështirësitë se si kryeministër duhet t’i menaxhoni dhe se tani janë në shpërputhje me qëndrimet që ju i kishit si kryetar i VV-së, si elektron i lirë.

Ministri Quni i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti, që ta tërheq vendimin për shkarkimin e Agim Veliut dhe të reflektoj në lidhje me taksën.

Ai ka thënë se nëse Kurti e tërheq këtë vendim, ai personalisht do t’i kërkojë kryetarit të LDK-së dhe deputetëve që ta tërheq mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

“Pasi të merret pauza unë me urgjencë do të bisedoj me deputetë që ta tërheqim mocionin nëse ju e riktheni Agim Veliun në detyrë dhe nëse ju reflektoni në lidhje me taksën e cila është kusht nga tërë komuniteti ndërkombëtar”, tha Quni.