Bizneset Vende Pune Ofertat

Emisioni Piranja – Skandali në KFOR, ushtarët blejnë drogë, shkëmbejnë uniformat me kokainë

Emisioni Piranja – Skandali në KFOR, ushtarët blejnë drogë, shkëmbejnë uniformat me kokainë

18.11.2023 Lajme

Emisioni Piranja ka publikuar një video në të cilën shihen ushtarë të KFOR-it të cilët blejnë drogë, saktësisht kokainë.

Syri.net shkruan se piranjat do të futen në një tjetër botë, atë të panjohurën, ku disa ushtarët të KFOR-it duket se kanë krijuar lidhje të jashtëligjshme me shpërndarës droge dhe bëjnë gjithçka për të siguruar dozat e tyre të përditshme, kokainë dhe marijuana.

Gazetari Eraldo Harlicaj ka vendosur kontakt me një shpërndarës droge që punon me ushtarët e KFOR-it dhe ka arritur të dokumentojë gjithçka me video, biseda dhe pamje.

Shpërndarësi e takon disa herë ushtarin armen te baza e KFOR-it pranë Aeroportit të Prishtinës. Ai madje e ka çuar në një tjetër nivel biznesin, pasi jep naftë, xhaketa ushtarake, ushqime dhe ujë në këmbim të kokainës.

Ushtari dhe shpërndarësi kishin lënë vendin e takimit dhe orarin për shkëmbimin, por dritat e makinës e tremben ushtarakun e KFOR-it, duke u tërhequr.

Gjithsesi, varësia nga droga e rikthen sërish në bisedë me shpërndarësin tonë dhe më në fund xhaketa është marrë në këmbim të drogës.

Ndërkaq, lidhur me këtë Telegrafi i ka shkruar KFOR-it dhe është në pritje të përgjigjes. 

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.
Komandanti i KFOR’it: Jemi të gatshëm t’i përgjigjem çfarëdolloj kërcënimi në Kosovë

Komandanti i KFOR’it: Jemi të gatshëm t’i përgjigjem çfarëdolloj kërcënimi në Kosovë

Komandanti i paqeruajtësve ndërkombëtarë të KFOR-it, Ozkan Ulutas, në një intervistë për RTK Prime, tha se trupat e NATO-s kanë marrë masa të nevojshme për t`iu përgjigjur çdo lloj dhune të mundshme në Kosovë dhe për këtë tashmë ka shtuar katërfish prezencën në veri. Ai tha se situata në veriun e vendit ka ndryshuar pas datës 24 shtator, por ritheksoi se KFOR-i mbetet reaguesi i tretë në vend, pas Policisë dhe EULEX-it.

“Pas 24 shtatorit tensionet janë rritur në rajon, pas incidentit të dhunshëm dhe sulmeve të papranueshme ndaj trupave të KFOR-it në maj të këtij viti. Për pasojë, NATO ka vendosur forca shtesë rezervë me kapacitete plotësuese”, theksoi komandanti i KFOR-it.

Ai shtoi se është katërfishuar prania e KFOR-it në veri të Kosovës dhe trefishuar numri i patrullave në vijën kufitare administrative me Serbinë.

“Synimi ynë është të parandalojmë përshkallëzimin, por në rast të kundërt jemi të gatshëm dhe të pajisur për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të përmbushur mandatin tonë”, deklaroi gjenerali Ulutas.

Tutje, ai ka folur për sigurinë në Kosovë, ku KFOR-i është në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

Lidhur me deklaratën e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla lidhur me mundësinë e përballjes me grupe të reja destabilizuese, komandanti i KFOR-it tha se është në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e sigurisë, por që nuk ka dashur të spekulojë me skenarë të mundshëm, derisa shtoi se KFOR-i mbetet vigjilent dhje i gatshëm për çdo zhvillim që mund të ndikojë negativisht në mjedisin e sigurisë.

Dislokimi i trupave shtesë nga Serbia në afërsi të kufirit me Kosovën

Lidhur me këtë çështje, komandanti i KFOR-it tha se ka një komunikim të afërt me shefin serb të Mbrojtjes, duke vlerësuar se këto komunikime janë të rëndësishme për të shmangur keqkuptimet, sidomos në kohë krize dhe kur tensionet janë të larta.

Nëse Serbia merr ndonjë veprim, komandanti i KFOR-it rikujtoi mandatin e tij në Kosovë e rajon.

“Jemi të gatshëm të përgjigjemi ndaj çfarëdo sfide”, deklaroi gjenerali Ulutas.

Ndërsa sa i përket pranisë së FSK-së në veri, ai tha se shkuarjen e FSK-së në veri të vendit, është çështje që është arritur me marrëveshjen e vitit 2013. Komandanti i KFOR-it tha se për këtë pikë Sekretari i Gjeneral i NATO-s ishte i qartë dhe kishte përsëritur edhe një herë se prania e FSK-së në veri duhet të bëhet me pëlqimin e KFOR-it.

Ai rikujtoi gjithashtu se NATO po shqyrton rritjen afatgjate të kontingjentit paqeruajtës në Kosovë.

“Jemi të pozicionuar në përmbushjen e mandatit tonë të OKB-së në mënyrë efektive”, deklaroi shefi i KFOR-it, gjenerali Ulutas, i cili përsëriti se “ka kontakte të rregullta bashkëpunimi me komandantin e Policisë së Kosovës, kolonelin Gazmend Hoxha”.

Në intervistën e parë dhënë medieve ai flet edhe kompetencat e KFOR-it si reagues i tretë.

Ozkan Ulutas në intervistën e parë dhënë medieve, ka folur për situatën e sigurisë në rajon, për detyrat e KFOR-it, funksionimin mes KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, si çelës në ruajtjen e sigurisë. 

Ai ka folur për detyrën të cilit i është ngarkuar në një situatë të tensionuar ndërmjet Kosovës e Serbisë, ku ndër të tjera ka folur për angazhimin me përkushtim si komandant i KFOR-it në Kosovë, në zbatimin e përditshëm të mandatit të KFOR-it nga OKB-ja për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

KFOR-i, sipas tij, ka dëshmuar vazhdimisht se është në gjendje të përshtatet ndaj sfidave të ndryshme. Lidhur me detyrat e KFOR-it, gjenerali turk tha se misioni i KFOR-it është i qartë, që vepron në përputhje me mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së.

“KFOR-i mbetet reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë”, qartësoi ai.

Gjenerali Ulutas më tej theksoi se KFOR-i mbetet i përkushtuar të ofrojë kornizën e sigurisë për dialogun ndërmjetësuar nga BE-ja, ndërmjet Kosovës e Serbisë për të ecur përpara, sepse, sipas tij, është e vetmja rrugë drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme.

Forca Rezervë Operacionale të NATO-s vendosen në Kosovë

Forca Rezervë Operacionale të NATO-s vendosen në Kosovë

Sot, batalioni Italian nga Forca Rezervë Operacionale e NATO-s është vendosur në Kosovë.

Ky angazhim vie si pjesë e misionit paqeruajtës të udhëhequr nga NATO KFOR.

“Më 5 dhjetor 2023, batalioni italian nga Forca Rezervë Operacionale e NATO-s është vendosur në Kosovë, si pjesë e misionit paqeruajtës të udhëhequr nga NATO KFOR. KFOR-i vazhdon të përmbushë mandatin e tij të OKB-së për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se disa shtete kanë rritur prezencën e tyre të ushtarëve në Kosovë për shkak të zhvillimeve në Veri, e sidomos pas sulmit në Banjskë ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Sa është rritur prania e NATO-s? Rreth 4700 trupa nga 27 vende të botës shërbejnë në Kosovë

Sa është rritur prania e NATO-s? Rreth 4700 trupa nga 27 vende të botës shërbejnë në Kosovë

Në vitin 1999 ka ndërhyrë për t’i dhënë fund luftës në Kosovë. Për 78 ditë me radhë, NATO-ja ka bombarduar caqet e ushtrisë së atëhershme serbe. Pas tërheqjes së saj nga Kosova, në qershor të ’99-ës, NATO-ja ka zbarkuar me misionin e saj paqeruajtës KFOR, të përbërë prej më shumë se 50.000 ushtarësh.

Që atëherë, KFOR-i është zvogëluar në pak më shumë se 3.700 ushtarë vitin e kaluar. Sot numëron mbi 4.600.

Trupat janë shtuar këtë vit, për shkak të rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Gjithsej 4.687 trupa, nga 27 vende të botës, shërbejnë aktualisht në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), KFOR.

Gjatë tetorit, KFOR-it, që udhëhiqet nga komandanti turk, Ozkan Ulutash, iu bashkuan 134 trupa shtesë nga Rumania, dhe 200 pjesëtarë të tjerë nga Mbretëria e Bashkuar. NATO-ja, e cila në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar numëronte 3.762 pjesëtarë në Kosovë, e ka arsyetuar shtimin e pranisë me tensionet e rritura në veriun e banuar me shumicë serbe.

“Kolegji AAB” Zyra per Regjistrime Arsim dhe Edukim Rr. “Brigada 123” afer furres Edi,
Kosovë
Print House Reklama/Shtyp Rr. Bajram Curri - Suharekë,
Kosovë
Luli Market Tjera Rr. Mbreti Agron, Gjinoc,
Kosovë
PRIMA QERAMIKA Tjera Shirokë, Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende24 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë