Emërohet kryeshefi ekzekutiv në KEK

22.02.2024

Bordi i Drejtorëve (BiD) KEK sh.a. është̈ i përkushtuar për qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat që rrjedhin nga Ligji për Ndërmarrjet Publike, si dhe parimet e njohura ndërkombëtare për qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike. Lidhur me këtë, në mbledhjen e mbajtur dje me datë: 21.02.2024 ka marrë dy vendime të rëndësishme të cilat kontribuojnë në menaxhimin korporatës.

Emërohet kryeshefi ekzekutiv në KEK Foto: Ilustrim

Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a njofton se në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre) në Korporatën Energetike të Kosovës është emëruar Bekir Gërguri. Sot, gjatë ceremonisë së pranim dorëzimit, Gërguri ka pranuar detyrat dhe autorizimet e plota për udhëheqjen e të gjitha operacioneve të KEK sh.a. 

Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. gjithashtu ka emëruar Ramadan Budakova në pozitën e zv. Kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre) dhe njëkohësisht Përparim Kabashi, është kthyer në detyrat dhe përgjegjësitë e tij te cilat i ka ushtruar para emërimit të tij në pozitën e zv. Kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre).

Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. duke ju  uruar suksese në detyrat dhe përgjegjësitë e reja  Gërguri dhe Budakova, ka falënderuar edhe Kabashi për angazhimin e tij të deritanishëm.