Emërimi i djalit të Haxhi Shalës konsull në Pragë, Osmani thotë se dekreti do të shfuqizohet

25.11.2020

Mbrëmë është bërë e ditur se djali i deputetit të AAK-së, Haxhi Shala, Flakron Shala, është emëruar konsull në Pragë. Pas këtij lajmi ka pasur reagime të shumta, ndërsa deri më tani deputeti Shala ka zgjedhur heshtjen. Sot ka reagur edhe u.d. presidentit të vendit, Vjosa Osmani, është praktikë e mbrapshtë, të cilën duhet ta […]

Emërimi i djalit të Haxhi Shalës konsull në Pragë, Osmani thotë se dekreti do të shfuqizohet Foto: Ilustrim

Mbrëmë është bërë e ditur se djali i deputetit të AAK-së, Haxhi Shala, Flakron Shala, është emëruar konsull në Pragë.

Pas këtij lajmi ka pasur reagime të shumta, ndërsa deri më tani deputeti Shala ka zgjedhur heshtjen.

Sot ka reagur edhe u.d. presidentit të vendit, Vjosa Osmani, është praktikë e mbrapshtë, të cilën duhet ta kthejmë mbarë. Prandaj ato dekrete do të shfuqizohen.

Emërimi i Konsullit të Përgjithshëm në Pragë dhe emërimet e tjera që po publikohen këto ditë janë bërë nga ish-Presidenti Thaçi, e jo nga unë si ushtruese e detyrës. Përkundër kërkeses sime, deri tani as edhe një dokument i vetëm nuk më është sjellë për shqyrtim, sa i përket shërbimit diplomatik, nga ana e Qeverisë.

Konsullata e Përgjithshme në Pragë dhe emërimi i Konsullit të Përgjithshëm aty, janë në kundërshtim me çdo praktikë diplomatike të vendeve demokratike. Nuk mund të hapen Konsullata të Përgjithshme në të njejtin qytet ku kemi edhe Ambasadë. Fatkeqësisht, ky nuk është rasti i vetëm.

Është praktikë e mbrapshtë, të cilën duhet ta kthejmë mbarë. Prandaj ato dekrete do të shfuqizohen” ka shkruar Osmani.