Ekzekutohen pagesat për familjet që kanë humbur familjarin nga COVID-19
- 26.10.2021
- 0 komente
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se sot është bërë ekzekutimi i pagesës për grupin e parë për familjet që e kanë humbur familjarin nga COVID-19.

Po ashtu, ministri Murati ka bërë të ditur se përfitues të kësaj mase janë rreth 500 familje.
Më tutje ai tha se në vijim do të procesohen edhe aplikacione të tjera.
Njoftimi i plotë:
Sot është ekzekutuar pagesa për grupin e parë të Masës 3.1 për familjet që kanë humbur familjarin nga COVID-19, për rreth 500 familje përfituese.
Komisioni është duke shqyrtuar në vazhdimësi aplikacionet, dhe shumë shpejt do të procesohen edhe grupet tjera.
Ndërkohë, disa aplikues që kanë pasur dokumentacion të pakompletuar, janë ftuar përmes emailit që të dorëzojnë edhe dokumentet që mungojnë, dhe sapo të pranohen nga komisioni, do të shqyrtohen edhe ato aplikacione.
#Familjet që kanë humbur familjarin nga COVID-19#Hekuran Murati#Ministri i Financave#Pagesat për masën 3.1
KOMENTE0
Leave a Reply