Ekzekutimi i pagesave, qeveria kërkon nga bizneset ti përditësojnë të dhënat e tyre në ATK

07.10.2020

Më datën 28 shtator 2020 Qeveria e Kosovës ka marr vendim për subvencionimin e bizneseve me shumën prej 60 milionë eurove sipas vendimit Nr. 10/33. Me qëllim të mundësimit të ekzekutimit të mjeteve, Ministria e Financave fton bizneset e Republikës së Kosovës që të bëjnë përditësimin e të dhënave të tyre në sistemin EDI të […]

Ekzekutimi i pagesave, qeveria kërkon nga bizneset ti përditësojnë të dhënat e tyre në ATK Foto: SuharekaOnline

Më datën 28 shtator 2020 Qeveria e Kosovës ka marr vendim për subvencionimin e bizneseve me shumën prej 60 milionë eurove sipas vendimit Nr. 10/33.

Me qëllim të mundësimit të ekzekutimit të mjeteve, Ministria e Financave fton bizneset e Republikës së Kosovës që të bëjnë përditësimin e të dhënave të tyre në sistemin EDI të Administratës Tatimore të Kosovës.

Përditësimi i të dhënave në afat sa më të shpejt do t’i mundësojë MF-së që ta realizojë ekzekutimin e shpejt të pagesës, duke evituar vonesat eventuale të krijuara për shkak të të dhënave të gabuara që mund të figurojnë në sistemin EDI (sikurse nr. i xhirollogarisë bankare, nr fiskal etj.)

“Pagesa për bizneset do të realizohet një herë dhe nuk do të ketë nevojë për aplikim nga kompanitë, sepse ato do të kualifikohen me automatizëm nëse plotësojnë kriteret e përcaktuara në vendimin e Qeverisë Nr. 10/33 të datës 28.09.2020”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Financave.

Siç është bërë e ditur në vendimin e Qeverisë nr. 10/33, nga kjo masë do të përfitojnë të gjitha bizneset aktive, përveç ndërmarrjeve publike dhe kompanive me treg të rregulluar, thuhet në njoftimin e MF-së. 

Ndryshe sipas Programit për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe sipas vendimit të Qeverisë së datës 13 gusht, në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit ndahen 60 milionë euro, ndarja bëhet për subvencionimin e pagave për bizneseve aktive bazuar me numrin e të punësuarve, të deklaruar në deklaratën e tatimit të muajit dhjetor 2019 që plotëson kushtet në vijim: të kenë statusin e tatimpaguesit aktiv për muajin korrik dhe të kenë të dorëzuar deklaratën tremujore.