Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj brenda dispozitave ligjore si kryetar ka marrë masat e nevojshme për mbylljen e lojërave të fatit në Komunën e Suharekës.

Muharremaj ka organizuar peticion me anë të cilit të gjithë qytetarët e Suharekës do të vendosin nënshkrimet e tyre për të proceduar me hapat e mëtutjeshëm.

Kryetari i Komunës së Suharekës, z.Bali Muharremaj pas vrasjës së fundit që ndodhi në një kazino, ka ftruar sot përfaqsuesit e të gjitha subjekteve politike në një takim ku së bashku janë dakorduar të fillojnë peticionin për shfuqizimin e Ligjit për lojrat e fatit. Përfaqsuesit e subjekteve politike në parim e kanë mbështetur iniciativën e kryetarit Muharremaj dhe kanë vlerësuar se është mëse e nevojshme shfuqizimi i këtij Ligji.
Për kohën kur do të filloj mbledhja e nënshkrimeve për peticionin që do ti dërgohet deputeteve të Kuvendit të Kosovës, do të njoftoheni me kohë, para fillimit të nënshkrimeve.

Propozimi i kryetarit ka ardhur pas vrasjes së 32 vjeçarit, Jetmir Aliajt në vendin e punës, konkretisht në një kazino në Reshtan të Suharekës.