eKosova lançon shërbim të ri për caktimin e termineve në misionet diplomatike
Platforma elektronike e shërbimeve shtetërore, eKosova, ka lansuar një shërbim të ri online, i cili u dedikohet në veçanti bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit.
Tashmë është i mundur caktimi i termineve për shërbime në misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe konsullatën në Dyseldorf, një prej qyteteve ku ndodhen shumë shqiptarë.
Ky opsion i ri përmes platformës eKosova lehtëson aksesin në dokumente dhe procedura konsullore si:
- Nxjerrja e fletudhëtimit
- Certifikata të lindjes, martesës, vdekjes
- Regjistrimi i fakteve civile (lindje, martesë, vdekje)
- Pajisja me letërnjoftim dhe pasaportë
Shërbimi është në dispozicion për qytetarët që kërkojnë shërbime nga ambasadat e Kosovës në Angli, Austri, Gjermani, Itali dhe Slloveni, si dhe konsullatat në këto shtete.
Ky përditësim pritet të lehtësojë ndjeshëm procedurat për diasporën, duke kursyer kohë dhe shmangur pritjet e gjata në sportele.
Për të caktuar një takim apo për të kryer ndonjërin nga shërbimet e mësipërme, qytetarët mund të vizitojnë direkt këtë link zyrtar të platformës:
👉 https://ekosova.rks-gov.net/Public/497
Kjo është një tjetër hap drejt digjitalizimit të plotë të shërbimeve shtetërore dhe afrimit të institucioneve të Kosovës me qytetarët e saj jashtë vendit.