“Ekonomia është rimëkëmbur nga pandemia, buxheti 2022 do të jetë 8.7 për qind më i lartë”

25.11.2021

Në këtë seancë është thënë se ky buxhet është 8.7 përqind (%) më i lartë. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), Hekuran Murati ka thënë se sa i përket vitit që po e lëmë pas kanë përcjellë me kujdes treguesit kryesorë ekonomik, saktësisht përgjatë periudhës janar-shtator. Murati këto deklarata i ka bërë derisa ka […]

“Ekonomia është rimëkëmbur nga pandemia, buxheti 2022 do të jetë 8.7 për qind më i lartë” Foto: Ilustrim

Në këtë seancë është thënë se ky buxhet është 8.7 përqind (%) më i lartë.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), Hekuran Murati ka thënë se sa i përket vitit që po e lëmë pas kanë përcjellë me kujdes treguesit kryesorë ekonomik, saktësisht përgjatë periudhës janar-shtator.

Murati këto deklarata i ka bërë derisa ka paraqitur Projektligjin e lartëcekur.

Murati para deputetëve të Kuvendit tha se sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Prodhimi i Brendshëm Bruto gjatë gjysmës së parë të vitit ka shënuar një rritje rreth 10 për qind.

Sipas tij, rritja e deritashme konfirmon se ekonomia e Kosovës ka rikuperuar pothuajse plotësisht humbjet e shkaktuara nga pandemia në aktivitetin ekonomik.

“Ekonomia e Kosovës gjatë vitit aktual pritet të rritet në mënyrë dyshifrore, pra me rreth 10 për qind në terma real, ndërsa 12.2 për qind në terma nominal”, tha ai.