Ekipi i Speciales, gjatë gjashtë vjetëve takoi 3500 persona në gjithë Kosovën

04.03.2024

Dhomat e Specializuara të Kosovës njoftojnë se që prej 2018[…]

Ekipi i Speciales, gjatë gjashtë vjetëve takoi 3500 persona në gjithë Kosovën Foto: Ilustrim

Dhomat e Specializuara të Kosovës njoftojnë se që prej 2018, Ekipi i Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim i DHSK është takuar me mbi 3,500 persona në gjithë Kosovën.

Sipas Speciales, ky ekip ka dhënë informacione për gjykatën, ka dëgjuar pikëpamjet e njerëzve dhe u është përgjigjur pyetjeve të tyre.

“Ekipi i Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim i DHSK-së këtë javë ndodhet në vizitë në Kosovë ku po takohet me studentë të drejtësisë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Prishtinë, Mitrovicë dhe Hoçë të Madhe”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.