Efekti i Taksës: 99.5% rënie e importit nga Serbia, 40% rritet importi nga Shqipëria

Po bëhen tre muaj që kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vendosjen e taksës 100 % ndaj mallrave serbe të importuara në Kosovë.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci për rtv21, ka treguar se ka rënie të importit të mallrave nga Serbia për 99. 5 përqind krahasuar me periudhat paraprake.

“Që nga ndalesa e deri tani kemi import rreth 700.000 mijë euro importe po aq kanë paguar edhe taksa pasi është 100%.”, ka thënë Stavilevci duke e shtuar se lënda e parë është ajo që importohet më shumë nga ky shtet.

Ai tutje ka treguar se importi i mallrave është rritur nga shtetet fqinje, Shqipëria dhe Maqedonia. “Kemi rritje të importeve nga Shqipëria me 40% si dhe nga Maqedonia me mbi 10%.”, ka deklaruar Stavileci për rtv21.

Ai po ashtu ka përjashtuar mundësinë e kontrabandimit të mallrave nga Serbia, duke thënë se nuk është vërejtur ndonjë tentim i tillë. “Nuk kemi vërejtur rritje të tentimeve për kontrabandim”, ka thënë Adriatik Stavileci.

RAPORTO