Edina 7 muajshe nga Reshtani ka nevojë për ndihmë!

05.02.2019

Përveç problemeve të përditshme, varfërisë së skajshme familja e Xhelal Bytyqit nga Reshtani i Suharekës përballen edhe me sëmundjen e vajzës së tyre pavarësisht kushteve të vështira ekonomike. Vajza 7 muajshe, Edina vuan nga një sëmundje e veshkave. Brenda atyre mundësive dhe mjeteve që kishte arritur të siguronte Xhelali, me rekomandim të mjekëve në Kosovë, […]

Edina 7 muajshe nga Reshtani ka nevojë për ndihmë! Foto: Ilustrim

Përveç problemeve të përditshme, varfërisë së skajshme familja e Xhelal Bytyqit nga Reshtani i Suharekës përballen edhe me sëmundjen e vajzës së tyre pavarësisht kushteve të vështira ekonomike.

Vajza 7 muajshe, Edina vuan nga një sëmundje e veshkave. Brenda atyre mundësive dhe mjeteve që kishte arritur të siguronte Xhelali, me rekomandim të mjekëve në Kosovë, e kishte dërguar vajzën për tretman në Shqipëri.

Gjatë kontrollës që i ishte nënshtruar Edina nga neuropediatri në Tiranë, Artan Haruni ishte rekomanduar ekzaminimi dhe operimi sa më i shpejtë që është i mundur.

Sipas rekomandimeve të mjekut Edina 7 muajshe duhet të operohet jashtë vendit (Turqi) brenda javës së ardhshme dhe operimi kap vlerën prej 4000 EURO.

Pasi që familja e Edinës janë në kushte të vështira ekonomike (rast social) dhe në pamundësi vazhdimin dhe mbulimin e shpenzimeve për shërimin e vajzës së tyre, po kërkojnë ndihmë nga të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë.

Për të gjithë ata që kanë sado pak mundësi të kotribojnë në shërimin e kësaj e Edinës së vogël, kotributin e tyre mund ta bëjnë përmes xhirollogarisë bankare si vijon:
Tel. 044 487 364
Banka Ekonomike,
Përfituesi: ZIZA Bytyqi
Nr. llogarisë: 1404 0000 4114 6168