Edi Rama: Taksa një ‘grusht’ tavolinës

26.11.2018

Më tej duke shpjeguar definicionin e tij lidhur me taksën ai tregoi se kjo ka ardhur si rrjedhojë e të gjitha padrejtësive dhe politikës jo të drejtë ndaj Kosovës. Sipas tij Kosova po merr goditje nga të gjitha anët, duke filluar nga Bashkimi Europian me mos liberalizimin e vizave krahas plotësimit të kushteve, mos respektimin […]

Edi Rama: Taksa një ‘grusht’ tavolinës

Më tej duke shpjeguar definicionin e tij lidhur me taksën ai tregoi se kjo ka ardhur si rrjedhojë e të gjitha padrejtësive dhe politikës jo të drejtë ndaj Kosovës.

Sipas tij Kosova po merr goditje nga të gjitha anët, duke filluar nga Bashkimi Europian me mos liberalizimin e vizave krahas plotësimit të kushteve, mos respektimin e marrëveshjeve të arritura me Serbinë, nga kjo e fundit, lobimin kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata të ndryshme si Interpol dhe Unesco pasi që shteti serb po bënë një fushatë të ashpër. Në anën tjetër Kosova po tregohet e gatshme për dialog dhe arritje të marrëveshjeve që janë në interes të të dyja palëve.

Andaj sipas mendimit të tij është ardhur në një situatë ku veprimi i Qeverisë së Kosovës me rastin e taksës 100% është një grusht tavolinës për të krijuar një momentum të ri duke thënë mjaft se diçka nuk është duke funksionuar këtu.

Etiketat

Ofertat e fundit