Edi Rama: Do të vaksinojmë edhe mësuesit e Kosovës

Edi Rama: Do të vaksinojmë edhe mësuesit e Kosovës
Eurolinda Zenelaj

01.04.2021 / Lajme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një takimi me fermerë në Rogozhinë konfirmoi se mësuesit e Kosovës do të vaksinohen në Shqipëri, pas kërkesës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Rama shprehet se është krenarë që po ndihmohet Kosova dhe pas vaksinimit të mjekëve, do të nisë tashmë edhe vaksinimi i mësuesve.

“Ne jemi shumë krenarë që po ndihmojë edhe Kosovën, që po ndihmojmë mjekët e Kosovës. Më çoi një mesazh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke më falënderuar dhe duke më thënë që ‘meqë ata morën disa mijëra vaksina dhe do vaksinojë mjekët, do të dëshironte që ne të ndihmonim mësuesit’. ‘Po’, i thash, ‘patjetër’. Ne do të japim ato që duhet dhe që mundemi që të vaksinohet edhe mësuesit e Kosovës. Sigurisht”, deklaroi Rama.

Rikujtojmë se në Shqipëri, tash e disa ditë ka filluar vaksinimi masiv kundër COVID-19. Sipas autoriteteve po bëhen nga 20 mijë vaksinime në ditë. /TCH/

Ndërsa, në Kosovë të dielën kanë arritur 24 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19, AstraZeneca me të cilat pritet të vaksinohet personeli shëndetësorë dhe personat mbi 80 vjeç.

RAPORTO