Edhe Zvicra vendos masën e vetizolimit prej 10 ditësh për kosovarët

02.07.2020

Përveç masave mbrojtëse dhe kushteve të pasigurta të udhëtimit, Zyra Federale e Shëndetit (BAG) tani rendit edhe zonat e pushimeve të rrezikut. Zviceranët me pushime në këto vende duhet të karantinohen për dhjetë ditë kur të kthehen më pas në Zvicër, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell AlbInfo. Nga 6 korriku vlen si më poshtë: Zviceranët që […]

Edhe Zvicra vendos masën e vetizolimit prej 10 ditësh për kosovarët Foto: Ilustrim

Përveç masave mbrojtëse dhe kushteve të pasigurta të udhëtimit, Zyra Federale e Shëndetit (BAG) tani rendit edhe zonat e pushimeve të rrezikut. Zviceranët me pushime në këto vende duhet të karantinohen për dhjetë ditë kur të kthehen më pas në Zvicër, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell AlbInfo.

Nga 6 korriku vlen si më poshtë: Zviceranët që kalojnë pushimet e verës në vende si Suedia, Serbia, Kosova, Izraeli apo Rusia duhet të kalojnë dhjetë ditët e para pas udhëtimit të kthimit në izolim. BAG dëshiron të parandalojë një valë të dytë.

Karantinë prej dhjetë ditësh

Nëse akoma doni të shkoni në vendet me rrezik, duhet të përgatiteni për dhjetë ditë karantinë pasi të ktheheni në Zvicër. Udhëtarët duhet të raportojnë pranë autoriteteve kantonale. Kompanitë e linjave ajrore udhëzohen që në fakt të mos transportojnë udhëtarë të sëmurë.

Lista duhet të azhurnohet rregullisht, ndoshta të paktën mujore. Suedia ishte një vend problem më herët, por edhe sot. Më parë, udhëtarët në aeroport duhej të bënin një matje të temperaturës ose, nëse ishte e nevojshme, një provë Covid 19.