👨‍🚒 Edhe zjarrfikësit të pakënaqur me pezullimin e Ligjit për Paga

Tashmë është mbajtur greva e parë nga shëndetësia dhe arsimi për shkak të pakënaqësive me pezullimin e Ligjit për Paga nga Gjykata Kushtetuese, por e pakënaqur me këtë vendim është shprehur edhe Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës.

Sipas kësaj sindikate, zjarrfikësit me ligjin e vjetër të pagave janë kategoria me koeficientin më të ulët që marrin paga nga buxheti i Kosovës në gjithë vendin, koeficienti 4.83 dhe 5.5, e për këtë arsye kemi ngrit zërin dhe shqetësimet lidhur me ketë çëshje dhe format tjera të diskriminimit të paskrupullt që i bëhen këtij shërbimi.

“Zjarrfikësit e Kosovës nuk kanë problem vetëm me ligj të pagave, e kemi pasqyruar gjendjen shumë herë, duke ngritur zërin dhe shprehur pakënaqësitë duke ju drejtuar institucioneve relevante të shtetit, duke kërkuar që të zbatohen ligjet në fuqi, të ndërpriten shkeljet e të drejtave të punëtorëve, të ndërpriten diskriminimet dhe denigrimet, kemi  organizuar edhe protesta para Qeverive të Kosovës, por fatkeqësisht të gjitha kërkesat mbeten në sirtar të Qeverive dhe gjendja mbeti shumë e rënd dhe konfuze, pa asnjë ndryshim të vetëm, por vetëm duke u përkeqësuar gjendja”.

Po ashtu nga kjo sindikatë thonë se ata solidarizohen me kërkesat e Sindikatave që janë në grevë.

“Ne për shkak te ligjit mbi grevën, që na e ndalon grevën dhe për   shkak të specifikave ëe profesionit të zjarrfikësve, misionit shpëtimit të jetës së njeriut dhe të mirave materiale dhe gjithashtu kemi analizuar se protestat në kohën ku mungojnë institucionet relevante vendimmarrëse, nuk do jene produktive pasi që nuk dimë se nga kush do të marrim përgjigje dhe gjithashtu ku ti adresojmë kërkesat qe duhet te parashtrohen nga këshilli protestues”.

“Për shkak te specifikave te ngjashme për siguri, me Sindikatën e Policisë kemi vendosur qe ti akordojmë vendimet qe nëse do te organizohet protestë nga policia e Kosovës  te solidarizohemi me Policinë”, thonë nga kjo Sindikatë.

Kujtojmë se sot u mbajt grevë dy orëshe në shkollat e Kosovës, por dy shkolla nga Komuna e Suharekës kanë bojkotuar këtë grevë, bëhet fjalë për shkollën fillore “Dëshmorët e Tivarit” në fshatin Peqan dhe shkolla fillore “Drita” në fshatin Gelancë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.