Gjykata Speciale ditëve të fundit ka filluar t’i shpeshtojë ftesat për intervistim për ish-ushtarët e ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ndërsa së fundmi në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale me seli në Hagë i ka dërguar ftesë edhe ish-ushtarit të UÇK-së, Xhavit Halitit.
Burime të Gazetës Sinjalit kanë bërë të ditur se Xhavit Haliti është ftuar për intervistë, por që ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nuk dëshiron ta bëjë publike ftesën e tij.
Po ashtu Sinjali ka provuar të kontaktoj me Xhavit Halitin, por ai nuk ka pranuar të flas për këtë çështje.
I pyetur nëse është ftuar nga Gjykata Speciale ai ka thënë vetëm “Hajt Tung” dhe e ka mbyllur telefonin.
Kujtojmë se Xhavit Haliti ishte ndër figurat kryesore të UÇK-së si dhe pjesë e shtabit të përgjithshëm.