Edhe të mërkurën pritet mot kryesisht i kthjellët dhe me diell

20.10.2020

Edhe në ditët e ardhshme vendi ynë mbetet nën ndikimin e fushave anticiklonike, të cilat vazhdojnë të favorizojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell. Orëve të mëngjesit përgjatë viseve të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë me ngrica të lehta.Nga Afrika veriore gradualisht mbi rajon do të shtrihen masa të ngrohta ajrore, që në pjesën e […]

Edhe të mërkurën pritet mot kryesisht i kthjellët dhe me diell Foto: Ilustrim

Edhe në ditët e ardhshme vendi ynë mbetet nën ndikimin e fushave anticiklonike, të cilat vazhdojnë të favorizojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell.

Orëve të mëngjesit përgjatë viseve të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë me ngrica të lehta.Nga Afrika veriore gradualisht mbi rajon do të shtrihen masa të ngrohta ajrore, që në pjesën e dytë të javës rrisin temperaturat gjatë ditës edhe mbi 20C.

Kështu të mërkurën në mëngjes ftohtë, në vise të ulëta me mundësi për mjegull/mjegullinë dhe ngrica të lehta. Ditën kryesisht me diell dhe më ngrohtë, kohëpaskohe me vransira kalimtare të nivelit të lartë. Temperaturat në vise të ulëta -1C deri 18C, e në vise malore 0C deri 13C. Era do të fryj e lehtë nga jugperëndimi 1-4m/s, e në Dukagjin drejtimesh të ndryshme. Indeksi UV: 3.

Mot i qëndrueshëm dhe kryesisht me diell parashihet të mbretërojë deri në fundjavë, e nga dita e diel priten mundësi për reshje shiu dhe rënie e lehtë e temperaturave.

Shkaku i motit stabil, pa qarkullim të mjaftueshëm ajror, në ditët e ardhshme ndotësit ajror mbeten të bllokuar pranë sipërfaqës tokësore, kështuqë cilësia e ajrit pritet të përkeqësohet e kohëpaskohe mund të kaloj në vlera të pashëndetshme.