Edhe të martën pritet mot i vranët dhe me reshje shiu, temperaturat nën 20°C

28.09.2020

Në veri të rajonit po kalon një ciklon, që ditën e nesërme në vendin tonë do të sjell vransira dhe kohëpaskohe mundësi për reshje lokale shiu me bubullima. Derisa sot temperaturat gjatë ditës arrinë edhe deri në 21C, të martën depërtimi i masave më të freskët ajrore zbret sërish temperaturat nën 20C. Herët në mëngjes […]

Edhe të martën pritet mot i vranët dhe me reshje shiu, temperaturat nën 20°C Foto: Ilustrim

Në veri të rajonit po kalon një ciklon, që ditën e nesërme në vendin tonë do të sjell vransira dhe kohëpaskohe mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

Derisa sot temperaturat gjatë ditës arrinë edhe deri në 21C, të martën depërtimi i masave më të freskët ajrore zbret sërish temperaturat nën 20C.

Herët në mëngjes kryesisht vranët dhe me shi. Ditën më freskët, kryesisht me vransirat dhe intervale me diell, priten edhe rrebeshe shiu me mundësi për bubullima.

Në mbrëmje vende-vende mundësi për riga lokale shiu. Në zona shumë të larta malore mund të ketë edhe reshje të përziera shiu dhe bore.

Temperaturat në vise të ulëta 11C deri 19C, e në vise malore 6 deri 12C. Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi, e pasdite më vonë nga veriperëndimi 5-11m/s.