Edhe të martën mot mjaft i nxehtë

09.08.2021

Gjatë kësaj jave do të vazhdojë të na shoqërojë moti mjaft i nxehtë, por me luhatje të lehta të temperaturave. Ndikimi i vapës së fuqishme afrikane do të jetë prezentë sidomos në fillim të javës. Në apektin e presionit atmosferik, fusha ajrore me presion kryesisht të lartë atmosferik do të vazhdojnë dominimin e tyre në […]

Edhe të martën mot mjaft i nxehtë Foto: Ilustrim

Gjatë kësaj jave do të vazhdojë të na shoqërojë moti mjaft i nxehtë, por me luhatje të lehta të temperaturave. Ndikimi i vapës së fuqishme afrikane do të jetë prezentë sidomos në fillim të javës.

Në apektin e presionit atmosferik, fusha ajrore me presion kryesisht të lartë atmosferik do të vazhdojnë dominimin e tyre në rajonin tonë duke kushtëzuar mot kryesisht të thatë, megjithatë një front i ftohtë të mërkurën pritet të miksohet me ajrin e nxehtë prezentë duke shkaktuar destabilizim të pjesërishëm të atmosferës.

Pra, sot dhe nesër shumë nxehtë në tërë rajonin dhe me temperatura makismale mbi 35 gradë Celsius. Pasdite mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar në disa vise kodrinore-malore.

Nga e mërkura pritet depërtimi i një fronti të dobët të ftohtë ajror dhe atmosfera pritet të destabilizohet pjesërisht. Priten rrebeshe afatshkurtra, të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë si dhe ulje të lehta të temperaturave.

Reshjet do të përfshijnë kryesisht viset kontinentale  dhe ato do të jenë të lokalizuara dhe të koncentruara më shumë në viset kodrinore-malore.