Edhe të hënën me mjegull, nga e marta parashikohet reshje shiu

Ditën e hënë vijon të mbajë mot i njëjtë, në mëngjes me mjegull, e gjatë ditës intervale me diell.

Ndërkohë mbi Itali po formohet një ciklon, që gjatë ditës së martë sjell shtim të vransirave, e mbrëmjen e së martës dhe mëngjesin e ditës së mërkurë sjell kushte për të reshura shiu, shkruan Prishtina Weather.

Në zona më të larta malore priten mundësi edhe për reshje bore. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, me tendencë të rënies përgjatë ditëve të fundjavës, kur parashihet të depërtojnë masa më të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit.

Koncentrimi i ndotësve ajror mbetet ende i lartë, megjithë depërtimit ciklonik në perëndim të rajonit, që kushtëzon qarkullim të mjaftueshëm ajror. Vlerat e indeksit të cilësisë së ajrit do të mbeten përreth vlerave të pashëndetshme, e gjatë ditës do të zbresin në vlera mesatare.

Temperaturat minimale me një tendencë të rritjes, do të luhaten nga 0C deri 5C, e maksimalet në rënie nga 14C deri në 8C. Nga dita e martë era do të fryj e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 4-10m/s. Shtypja atmosferike në rënie të lehtë ditën e hënë, më pas në rritje duke mbetur mbi vlera normale.

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.