Edhe të enjten mot me vranësira, mjegull dhe me reshje shiu

09.12.2020

Depërtimet e cikloneve mbi Mesdhe dhe nga rajoni ynë, në ditët e ardhshme kushtëzojnë mot kryesisht me vransira, e që herë herë do të shoqërohen edhe me reshje të dobëta shiu, kryesisht nga dita e premte dhe në fundjavë. Vetëm në vise të larta malore parashihen të reshura bore.Temperaturat mbesin mbi vlera mesatare, megjithëse në […]

Edhe të enjten mot me vranësira, mjegull dhe me reshje shiu Foto: Ilustrim

Depërtimet e cikloneve mbi Mesdhe dhe nga rajoni ynë, në ditët e ardhshme kushtëzojnë mot kryesisht me vransira, e që herë herë do të shoqërohen edhe me reshje të dobëta shiu, kryesisht nga dita e premte dhe në fundjavë.

Vetëm në vise të larta malore parashihen të reshura bore.Temperaturat mbesin mbi vlera mesatare, megjithëse në fundjavë pësojnë një rënie të lehtë, shkruan PrishtinaWeather.

Me qetësimin e erërave në ditët e ardhshme, koncentrimi i ndotësve ajror do të mbetet i rritur, kështuqë indeksi i cilësisë së ajrit do të kaloj në vlera të dobëta, edhepse vende-vende ditën mund të zbres në vlera mesatare.

Temperaturat minimale të ajrit lëvizin nga 0C deri 4C, e maksimalet në rënie graduale nga 11C deri në 6C në fundjavë.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga jugu-juglindja 3-7m/s, e prej ditës së diel, nga krahu verior.Shtypja atmosferike pëson rënie graduale, në fundjavë thellë nën vlera normale.