Edhe të enjten mjegull, në fundjavë priten reshje bore

23.12.2020

Rryma të ngrohta ajrore që po depërtojnë mbi rajon, kushtëzojnë një mot të butë në dy ditë e ardhshme. Të enjten orëve të mëngjesit nëpër ultësira mbeten mundësi për mjegull. Formimi i një cikloni në Italinë veriore në ditët e ardhshme sjell shtim të vransirave, që nga pasditja dhe mbrëmja e së premtes do të […]

Edhe të enjten mjegull, në fundjavë priten reshje bore Foto: Ilustrim

Rryma të ngrohta ajrore që po depërtojnë mbi rajon, kushtëzojnë një mot të butë në dy ditë e ardhshme.

Të enjten orëve të mëngjesit nëpër ultësira mbeten mundësi për mjegull. Formimi i një cikloni në Italinë veriore në ditët e ardhshme sjell shtim të vransirave, që nga pasditja dhe mbrëmja e së premtes do të shoqërohen edhe me reshje shiu.

Gjatë ditës së shtunë me rënie edhe të temperaturave, shiu shndërrohet në borë, që vazhdon edhe gjatë natës, shkruan PrishtinaWeather.

E ditën e diel, vende-vende reshjet e borës përzien edhe me shi, e deri në mbrëmje reshjet pushojnë. Javën e ardhshme në fillim mot më i butë, me vransira të ndryshueshme dhe erë, me mundësi edhe për reshje të dobëta shiu.

Ndryshimi i situatës meteorologjike në ditët në vijim, ku parashihet të ketë qarkullim më të mjaftueshëm ajror, ndotësit ajror do të shpërndahen, e indeksi i cilësisë së ajrit nga vlera të dobëta gradualisht zbret në vlera mesatare dhe të mjaftueshme, e në fundjavë vende-vende edhe të mira.

Temperaturat e ajrit në rritje në dy ditët e ardhshme, e në fundjavë pësojnë rënie. Minimalet në rritje deri në 4C, e në fundjavë zbresin në -2C, e temperaturat maksimale rriten edhe deri në 12C, në fundjavë zbresin deri në 2C.Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga krahu jugor 2-6m/s, e në fundjavë nga verilindja 2-6m/s.Shtypja atmosferike në rënie graduale edhe në vlera normale.