Edhe të dielën mot i vranët dhe me reshje shiu

17.04.2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bënë të ditur se edhe ditën e dielë do të kemi mot të vranët dhe me reshje shiu, ku në viset malore nuk përjashtohen edhe reshjet e borës. Gjithashtu me reshjet e vazhdueshme parashikohet edhe rënie e temperaturave ku ato minimale do të lëvizin ndërmjet 1-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e […]

Edhe të dielën mot i vranët dhe me reshje shiu Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bënë të ditur se edhe ditën e dielë do të kemi mot të vranët dhe me reshje shiu, ku në viset malore nuk përjashtohen edhe reshjet e borës.

Gjithashtu me reshjet e vazhdueshme parashikohet edhe rënie e temperaturave ku ato minimale do të lëvizin ndërmjet 1-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë lehtë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-4 m/s.

Cilësia e ajrit në ditët e fundjavës do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira. Vetëm gjatë periudhave më të zgjatura të qetësisë, mund të kaloj në vlera mesatare apo shkurtimisht edhe të dobëta.