Edhe të dielën do të mbretërojë mot i nxehtë, temperaturat deri në 29°C

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit edhe për ditën e fundit të kësaj jave, ku sipas tyre të dielën mbi vendon tonë do të mbajë mot me diell.

Sipas IHK’së temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri mesatare. Sa i përket reshjeve, në bazë të parashikimeve sinoptike nuk parashihet të kemi fare në gjysmën e parë të shtatorit, ndërsa gjysma e dytë e shtatorit, kryesisht dekada e tretë e muajit parasheh ndryshim të kushteve meteorologjike.

Ka tendenca të ketë ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.