Marrëveshja Edhe sot vazhdojnë takimet Kurti – Mustafa

Ndonëse dje takimi mes liderit të LVV-së dhe atij të LDK-së zgjati mbi dy orë, por nuk u arrit koalicioni qeverisës.

Ndërsa sot pritet të takohen përsëri Albin Kurti dhe Isa Mustafa në përpjekje për arritje të marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Para se të takohen me Kurtin, Mustafa ka thirrur për sot mbledhje urgjente të kryesisë së partisë, e cila do të fillojë në ora 11:00.

Pas përfundimit të takimit të djeshëm, përfaqësues të këtyre dy partive deklaruan se kanë parë avancim të pozicioneve të tyre drejt një marrëveshje, po ashtu ata kanë bërë të ditur se do t’i intensifikojnë takimet mes tyre me qëllim që të arrihet koalicioni qeverisës, pasi që kanë mbetur edhe dy javë deri në seancën konstituive të Kuvendin të Kosovës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.