Edhe sot temperatura ekstreme, maksimalja 39 gradë celsius
24.07.2025
Sot mbeten kushte të motit të kthjellët dhe me diell.
Temperaturat pas një rënie të lehtë, rikthehen në vlera ekstreme, me 36C e 38C, apo lokalisht deri në 39C.
Minimalet zbresin në 18C e 20C. Frynë erë perëndimore e jugperëndimore, 3-6m/s.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë tashmë ka dalë me rekomandime për këtë periudhë me temperatura ekstreme.