Megjithatë, sinjalet nga skena politike nuk japin shumë shpresë për një zgjidhje të afërt.

Çështja kryesore që vazhdon të pengojë procesin është mënyra e votimit të kryetarit të Kuvendit. Pozita po këmbëngul në votimin e fshehtë, duke e cilësuar këtë si mënyrën më të drejtë dhe demokratike për të garantuar vullnetin e lirë të deputetëve. Nga ana tjetër, opozita është kategorikisht kundër këtij propozimi, duke e konsideruar atë si një tentim për të fshehur marrëveshje të paqarta politike.

Një përpjekje për kompromis u bë të shtunën, ku liderët e partive politike zhvilluan një takim për të diskutuar mundësitë e tejkalimit të ngërçit institucional. Por, as ky takim nuk solli ndonjë rezultat konkret, duke e lënë vendin sërish në pritje dhe në pasiguri.

A do të jetë kjo seanca që do ta zhbllokojë situatën? Apo Kuvendi do të përfundojë edhe njëherë pa vendim? Këto pyetje mbeten ende pa përgjigje.