Edhe sot mot me diell, temperaturat deri në 15°C

Sot mbi rajonin tonë do të shtrihen fusha të fuqishme anticiklonike, që do të favorizojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell.

Nga Mesdheu rryma më të ngrohta ajrore sjellin rritje të temperaturave maksimale, mirëpo orëve të mëngjesit nëpër ultësira paraqiten kushte për formim të mjegullës apo vransirave të ulëta, vende-vende me mundësi edhe për ngrica të lehta.

Javën në vijim, vendi ynë mbetet nën dominimin e fushave të presionit më të rritur, të cilat vazhdojnë të kushtëzojnë mot stabil, kryesisht me diell.

Orëve të mëngjesit vazhdojnë të shfaqen kushte për formim të mjegullës. Temperaturat gradualisht në rënie.

Koncentrimi i ndotësve ajror në ditët e ardhshme gradualisht në rritje, kështu që vlerat e indeksit të cilësisë së ajrit ditën e shtunë do të rriten nga vlera të mira në mesatare, e kohëpaskohe do të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme.

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

Temperaturat minimale në rënie, do të luhaten nga 0C deri 2C, e maksimalet në rritje nga 12C deri 15C.Era do të fryj kryesisht nga verilindja, e lehtë 1-4m/s.Shtypja atmosferike nga e diela në rënie të lehtë por mbetet mbi vlera normale.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.