Megjithatë, orët e mëngjesit mund të shoqërohen me mjegull në zona të ulëta dhe lugina, duke ndikuar veçanërisht në dukshmërinë e qarkullimit rrugor.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, por pritet të jetë e fuqishme në rajonin e Gjakovës. Shpejtësia e saj do të arrijë nga 15 deri në 43 km/h, çka mund të krijojë kushte të vështira për ata që udhëtojnë ose punojnë në hapësira të hapura.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 13°C.