Edhe sot mot i nxehtë dhe kryesisht me diell, temperaturat deri 32°C

Ditën e premte do të mbizotërojë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell. Orëve të pasdites dhe vonë në mbrëmje ekziston mundësia për zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu me bubullima.

Fusha të presionit të ulët nga Europa perëndimore, pasditen e së premtes dhe në fundjavë do të shtrihen mbi rajon.

14.08.2020 – Kryesisht me diell e nxehtë. Pasdite dhe në mbrëmje më vonë, mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë. Temperaturat në vise të ulëta 16C deri 32C, e në vise malore 13 deri 24C. Do të fryejë erë e lehtë nga jugperëndimi, e në mbrëmje nga verilindja 1-4m/s. Indeksi UV: 8.

Ditëve të fundjavës pritet destabilizim i motit dhe rënie e lehtë e temperaturave, kohëpaskohe me zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Të shtunën vende-vende reshjet mund të jenë më intezive, me mundësi edhe për breshër.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.