Edhe sot mot i ngrohtë dhe kryesisht me diell

02.11.2022

Kushte të qëndrueshme të motit do të vazhdojnë të dominojnë edhe ditëve të para të nëntorit. Mbetet ngrohtë dhe kryesisht me kthjellime e diell, por se herë herë kalojnë edhe vransira kalimtare. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave mund të paraqiten kushte edhe për mjegull apo mjegullinë. Kushtet e qeta atmosferike me inverzione termike orëve të […]

Edhe sot mot i ngrohtë dhe kryesisht me diell Foto: Ilustrim

Kushte të qëndrueshme të motit do të vazhdojnë të dominojnë edhe ditëve të para të nëntorit. Mbetet ngrohtë dhe kryesisht me kthjellime e diell, por se herë herë kalojnë edhe vransira kalimtare. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave mund të paraqiten kushte edhe për mjegull apo mjegullinë.

Kushtet e qeta atmosferike me inverzione termike orëve të mëngjesit do të mbajnë të rritur vlerat e ndotësve ajror, sidomos grimcat e materies PM2.5 dhe PM10, që shtynë indeksin e cilësisë së ajrit të jetë më gjatë në vlera të dobëta, apo edhe në shumë të dobëta vende-vende.

Temperaturat mbeten të larta për këtë periudhë kohore. Minimalet luhaten ndërmjet 4C deri 8C, e ato maksimale ndërmjet fillimisht kapin vlera edhe deri në 23C, me rënie graduale deri në 19C ditën e premte.

Do të dominojnë më shumë qetësitë, por se frynë erëra kryesisht nga jugu e jugperëndimi, të lehta 1-4m/s, e ditën e hënë verilindore 3-7m/s.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë, e në fundjavë pritet të zbres përreth vlerave normale.