Edhe sot mot i ndryshueshëm, reshje shiu dhe vranësira

Edhe sot mot i ndryshueshëm, reshje shiu dhe vranësira
Fjolla Hoxha

18.07.2021 / Lajme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuat se të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe jostabil.

Sipas institutit, përpos rrezeve të pakta të diellit do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me riga shiu, stuhi lokale dhe shkarkime rrufesh.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalist e fortë nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:  Moti sot i nxehtë dhe me vapë, temperaturat deri në 38 gradë Celsius

LAMI Palace – Bëhuni pjesë e ambientit mbretëror duke shijuar çdo detaj!

LAMI Palace një vend i veçantë i ndërtuar dhe dizajnuar me një shije të rrallë dhe unike ofron momente të...

Lexo më shumë

Të fundit