Edhe sot mot i ftohtë dhe me ngrica

02.12.2020

Mëngjesi i ditës së sotme fillon i ftohtë dhe me ngrica, ndërsa gjatë ditës pritet të mbretërojë mot me vransira dhe intervale me diell. Në zona malore në perëndim të vendit, në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta bore. Temperaturat në vise të ulëta -5C deri 5C, e në vise malore -4C deri 4C. Era […]

Edhe sot mot i ftohtë dhe me ngrica Foto: Ilustrim

Mëngjesi i ditës së sotme fillon i ftohtë dhe me ngrica, ndërsa gjatë ditës pritet të mbretërojë mot me vransira dhe intervale me diell.

Në zona malore në perëndim të vendit, në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta bore. Temperaturat në vise të ulëta -5C deri 5C, e në vise malore -4C deri 4C. Era do të fryejë e lehtë kryesisht nga juglindja 1-3m/s.

Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet edhe sot në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, por me parashikimn e erërave që do të fryjnë nga dita e enjte, cilësia e ajrit do të ketë përmirësim e do të zbres edhe në vlera të mjaftueshme.