Edhe sot do të mbajë mot i nxehtë dhe me diell

Orëve të pasdites dhe mbrëmjs ekziston mundësia për zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu me bubullima.

Ndërkohë nga Atlantiku fusha të presionit të ulët që do të depërtojnë mbi rajon, që ditën e mërkurë sjellin mot jostabil, me kushte për rrebeshe shiu me bubullima, ndërsa temperaturat pësojnë rënie.

18.08.2020 – Kryesisht me diell e nxehtë. Në mëngjes viseve të ulëta mundësi për mjegull. Pasdite dhe në mbrëmje, priten zhvillime të vransirave me mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullima. Temperaturat në vise të ulëta 16C deri 30C, e në vise malore 12 deri 23C. Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 2-6m/s. Indeksi UV: 8.

19.08.2020 – Në mëngjes intervale me diell. Nga mesdita me kushte për zhvillime të rrebesheve të me bubullima. Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive, me mundësi edhe për breshër. Temperaturat pësojnë rënie, në vise të ulëta do të luhaten nga 16C deri 25C, e në vise malore 11C deri 18C. Erë e lehtë dhe mesatare nga veriu-verilindja 2-9m/s. Indeksi UV: 6.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.