Të gjitha fluturimet e parapara për sot, 17 qershor, në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” janë anuluar.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ANP-ja.
“Të dashur udhëtarë, ju njoftojmë se të gjitha fluturimet e datës 17 Qershor 2020 janë anuluar”, thuhet në njoftimin e ANP-së.
“Mirësisht ju lusim që të jeni në kontakt me kompanitë ajrore për detaje tjera!”, përfundon njoftimi i shkurtër.
Ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një shkrimi e ka quajtur absurd moslejimin e fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës.
“Moslejimi i fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës sa është absurd, është po aq edhe shqetësues për diasporën tonë, por edhe për të gjithë ne.