Edhe sonte mot i ligë, pritet të ketë shtrëngata e breshër

Sipas PW edhe gjatë ditës së sotme do të ketë mos jostabil, që mund të formojnë shtrëngata të shpërndara me shi.

Ky është njoftimi:

20.05.2020 – Gjatë mbrëmjes së djeshme një shtrëngatë e fuqishme që kaloj mbi vendin tonë solli reshje shiu e vende-vende edhe breshër të madh, që shkaktoj dëme në kultura bujqësore. Vonë gjatë natës një tjetër shtrëngatë kaloj edhe në pjesët malore në perëndim të vendit dhe rajonin e Pejës, derisa një shtrëngatë më e izoluar u zhvillua edhe në jug të rajonit të Prishtinës.

Edhe gjatë ditës së sotme do të jemi nën ndikimin e kushteve atmosferike jostabile, që mund të formojnë shtrëngata të shpërndara me shi. Vende-vende shtrëngatat mund të sjellin reshje intenzive shiu, derisa ekziston potencial edhe për breshër.

Nga dita e nesërme pritet të mbajë mot më i freskët, reshje të dobëta shiu do të vazhdojnë deri nga mesdita, e ditën e premte do të mbajë mot kryesisht me diell.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.