👮 Edhe sindikata e Policisë së Kosovës kundërshton pezullimin e Ligjit për Paga

Sot Gjykata Kushtetuese ka marrur vednim që të pezullojë ligjin për paga në sektorin publik, ku këtë ligj në këtë gjykatë e dërgoi Avokati i Popullit për shkak të ankesave të shumta nga sindikata të ndryshme.

E për këtë vendim të Kushtetueses ka reaguar edhe nënkryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës, Shaban Tasholli i cili ka theksuar se jemi të pakënaqur me vendimin e kësaj Gjykate sa i përket pezullimit të Ligjit të Pagave.

Nënkryetari i SPK-së për KlanKosova ka thënë se nuk e kemi pritur mirë vendimin e Kushtetueses dhe se i kemi bërë thirrje kësaj Gjykate që të mos merr vendimin dhe ta shikojë Ligjin për Paga.

“Jemi të pakënaqur. Për dy vite ne kemi punuar në këtë ligj së bashku me Qeverinë, menaxhmentin e policisë,Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ne nuk e kemi pritur mirë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Tasholli.

Po ashtu Tasholli shtoi se nesër Sindikata e Policisë së Kosovës do të mbajë takim me Këshillin Drejtues, ku në bashkëpunim me dy sindikatat e tjera atë të shëndetësisë dhe arsimit do të vendosin për hapat e mëtutjeshme.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.