Edhe qindra vendvotime tjera të zgjedhjeve për Kuvende Komunale do të rinumërohen

10.11.2021

Kështu ka vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili ka miratuar ankesat e një numri të caktuar të kandidatëve për Kuvende të ndryshme Komunale. Njoftimi lidhur me këto vendime të PZAP-it u bë në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku u vendos që rinumërimi i këtyre vendvotimeve të bëhet plotësisht. Këto vendvotime […]

Edhe qindra vendvotime tjera të zgjedhjeve për Kuvende Komunale do të rinumërohen Foto: Ilustrim

Kështu ka vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili ka miratuar ankesat e një numri të caktuar të kandidatëve për Kuvende të ndryshme Komunale.

Njoftimi lidhur me këto vendime të PZAP-it u bë në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku u vendos që rinumërimi i këtyre vendvotimeve të bëhet plotësisht.

Këto vendvotime u takojnë komunave të ndryshme të Kosovës: Drenas, Viti, Istog, Shtime, Vushtrri, Klinë, Prishtinë, Pejë, Lipjan, Prizren, Gjilan, Malishevë, Deçan, Skënderaj, Kaçanik dhe Fushë Kosovë.

Ndryshe, kandidatët kanë pasur afat 24 orë për bërjen e ankesave pas shpalljes së rezultateve me ç’rast kanë treguar pakënaqësinë lidhur me procesin zgjedhor.

Ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kanë bërë edhe kandidatët për asamble komunale në Komunën e Suharekës, ku disa janë refuzuar e disa janë pranuar.

Për dallim nga kandidatët e tjerë ku u janë refuzuar ankesat, PZAP ka pranuar ankesën e kandidatit të AAK-së, Vullnet Luzhnica dhe si rezultat katër vendvotime do të rinumërohen.

Sipas PZAP-së, këto vendvotime do ti nënshtrohen procesit të rinumërimit: 2403A/01R – Mushtisht, 2417A/01R – Studençan, 2424A/02D – Duhël dhe 2421A/01R – Semetisht.