Edhe pse taksa nuk u largua, Haradinaj arriti në SHBA

  • 05.04.2019, 20:43

Haradianaj do të marr pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjës së Malësisë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjës së Malësisë në Shtetet Bashkuara të Amerikës, me ftesë të Komunitetit Katolik Shqiptar Shën Pali në Detroit për të marrë pjesë.

Me anë të një postimi në Facebook para disa minutave, Haradinaj ka treguar se arritur në SHBA ku pret të takohet edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar.

“Sapo kam arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Detroit, ku do të marrë pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë, me ç’rast do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Amerikë, autoritete të Detroit-it dhe zyrtarë tjerë të ShBA-së“, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kryengritja e Malësisë ishte vazhdimësi e kryengritjeve anti-osmane në Kosovë, 1908-1910 i parapriu ngritjës së flamurit në Vlorë nga Ismail – Qemal Vlora si dhe shpalljës së mëvetësisë së shtetit shqiptar më 1912.

Kujtojmë se muaj më parë, Kryeministrit Haradinaj iu refuzua viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkaku i mos largimit të taksës 100% ndaj mallrave serb.

Të tjera