Edhe pse reshjet e borës nuk po ndalen, komuna në teren!

09.01.2019

Reshjet e mëdha të borës që kanë filluar në orët e hershme të mëngjesit kanë vështirësuar jashtëmase komunikacionin në të gjitha fshatrat e komunës sonë. I kontaktuar nga redaksia Drejtori i Shërbimeve Publike të Komunës së Suharekës, z.Enver Shabani ka konfirmuar se ekipet e komunës së bashku me kompaninë e kontraktuar gjenden në teren për […]

Edhe pse reshjet e borës nuk po ndalen, komuna në teren! Foto: Ilustrim

Reshjet e mëdha të borës që kanë filluar në orët e hershme të mëngjesit kanë vështirësuar jashtëmase komunikacionin në të gjitha fshatrat e komunës sonë.

I kontaktuar nga redaksia Drejtori i Shërbimeve Publike të Komunës së Suharekës, z.Enver Shabani ka konfirmuar se ekipet e komunës së bashku me kompaninë e kontraktuar gjenden në teren për hapjen e rrugëve dhe për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve.



z.Shabani tha se së bashku me ekipin gjenden në Mushtisht ku së pari kanë bërë hapjen e rrugës deri te disa familje që kanë rast vdekje duke vazhduar kështu me hapjen e rrugëve të tjera.

Njëkohësisht ka falënderuar qytetarët të cilët me makineri private po kontribojnë vazhdimisht për largimin e borës.