Edhe pse i ngarkuar me punë, Muharremaj befason gruan e tij!

Edhe pse i ngarkuar me punë, Muharremaj befason gruan e tij!
Herolind Bytyçi

29.08.2019 / Lajme

Pothuajse gjatë gjithë kohës duke përfshirë edhe orët pas orarit të punës, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj gjendet jashtë shtëpisë i angazhuar, ai vazhdimisht mendon për familjen e tij.

Të paktën kështu duket nga një postim i tij në rrjetin social Facebook. Dita e enjte e kryetarit Muharremaj ishte dita e takimeve të rregullta me qytetar, për të vazhduar gjatë tërë ditës si nikoqir i takimit me kryetarin e Rapperswil të Zvicrës.

Edhe pse agjenda e tij ishte tejet e ngarkuar siç duket ai ka ndarë pak kohë që të befasojë dhe respektojë gruan e tij.

Një buqet lulesh të freskëta kanë mbërritur sot në adresën e gruas së kryetarit Muharremaj, në të cilën gjendej një copë letre me shënimin “Arsyetim i një mungese ditore. Burri yt”.

Një gjest ky që ka befasuar tej mase gruan e kryetarit, të paktën kështu thojnë burime të portalit nga momenti i dorëzimit të luleve.

“Ajo u ndje e habitur kur pa që një person që në dorë mbante lule po vinte në drejtim të saj, por në momentin që lexoi letrën filloi të buzëqeshte”.

RAPORTO