Edhe PSD dorëzon nënshkrimet për seancën e 22 gushtit

Edhe PSD dorëzon nënshkrimet për seancën e 22 gushtit

Partia Socialdemokrate ka dorëzuar sot nënshkrimet e 12 deputetëve nga radhët e saj për seancën e datës 22 Gushtit, për shpërndarjen e kësaj legjislature.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i PSD-së Dardan Sejdiu. Ai ka theksuar se PSD është e gatshme dhe “tash më e shtrirë gjithandej Kosovës, programin me masa e politika konkrete gati, ndërsa ekipin të etshëm për përballje demokratike e përmbajtësore.”

Njoftimi i plotë:

Sot dorëzuam nënshkrimet për seancën e datës 22 Gusht, seancë kjo e thirrur për shpërndarjen e kësaj legjislature.Zgjedhjet janë rruga përpara, dhe në zgjedhje zgjidhja që duhet ofruar është programore.Partia Socialdemokrate është e gatshme dhe tash më e shtrirë gjithandej Kosovës, programin me masa e politika konkrete gati, ndërsa ekipin të etshëm për përballje demokratike e përmbajtësore.Rruga përpara është e qartë, një ekip me program, me guxim dhe dije.

RAPORTO