Edhe përkundër papunësisë, Kosova, vendi i 33-të më i lumtur në botë

20.03.2021

Kosova, renditet në vendin e 33-të në botë sa i përket lumturisë së qytetarëve. Indeksi Global i Lumturisë e ka renditur Kosovën në vendin e 33-të në të gjithë botën, në raportin e përpiluar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Niveli i lumturisë te kosovarët është 6.3 nga 10 shkallë sa ka raporti. Papunësia vazhdon […]

Edhe përkundër papunësisë, Kosova, vendi i 33-të më i lumtur në botë Foto: Ilustrim

Kosova, renditet në vendin e 33-të në botë sa i përket lumturisë së qytetarëve.

Indeksi Global i Lumturisë e ka renditur Kosovën në vendin e 33-të në të gjithë botën, në raportin e përpiluar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Niveli i lumturisë te kosovarët është 6.3 nga 10 shkallë sa ka raporti.

Papunësia vazhdon ende të jetë aktive në shtetin e Kosovës dhe shtetet e tjera përreth, por shkalla e papunësisë në Kosovë është më e larta në krahasim me vendet e tjera.

Në raportin e përpiluar janë marrë për bazë përshtypjet për korrupsionin, bujaria, liria për të zgjedhur, jeta e shëndetshme e mbështetja sociale.

Në përgjithësi, autorët e raportit kanë thënë se njerëzit janë përmbajtur emocionalisht nga ndikimi i pandemisë COVID-19.

Shqipëria renditet në vendin e 93-të sa i përket lumturisë.

Ndërsa në vendin e parë renditet Finlanda si shteti më i lumtur në botë.

Lista e plotë: KËTU