11.09.2019, 13:24

Edhe PDK reagon ndaj tenderit të fituar nga kompania e Blerim Kuçit

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Suharekë ka reaguar ndaj kontratës “Rregullimi i rrugës Brigada 123 Qender-Suharekë- Sheshi në Suharekë”, të cilën e ka fituar kompania e Blerim Kuçit.

Në reagimin e PDK-së dega Suharekë thuhet se: “Pa fije turpi, duke ua fyer intelegjencën qytetarëve, shesin moral sa për të marrë disa vota më shumë, e pikërisht kur vendi është në prag të zgjedhjeve, e tregojnë fytyrën e vërtetë”.

Po ashtu PDK ka kërkuar nga Kryetari i Komunës që të tregojë në facebook për këtë “sukses” të qeverisjes së tij dhe që ta sqarojë kronologjinë e këtij tenderi si dhe për (sh)përfilljen e kritereve dhe ligjeve.

Reagimi i plotë i Partisë Demokratike të Kosovës në Suharekë:

LEXO EDHE:  Skenarët që mund të fshihen prapa dialogut

“Kompania Hidroterm, që është e ish-Kryetarit të Therandës dhe ish-Deputetit që përsëri është në garë për pozitën e deputetit, Blerim Kuqi, shpërblehet me tender 1.7 milion euro nga komuna të cilën e udhëheq Bali Muharremaj nga AAK.
Dhe pa fije turpi, duke ua fyer intelegjencën qytetarëve, shesin moral sa për të marrë disa vota më shumë, e pikërisht kur vendi është në prag të zgjedhjeve, e tregojnë fytyrën e vërtet.
Kryetari i Komunës duhet të tregoj në facebook për këtë ” sukses ” të qeverisjes së tij siq bën zakonisht, dhe të iu sqarojë qytetarëve kronologjinë e këtij tenderi si dhe për (sh)përfilljen e kritereve dhe ligjeve”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.