Vendi i 76-të Edhe pas dështimit në testin PISA gjendja në arsim e njëjtë

Dështimi i Kosovës në testin PISA nuk bëri punë që ta këndellë Ministrinë e Arsimit, gjendja në arsim vlerësohet të jetë e njëjtë.

Njohësit e kësaj fushe thonë se as Qeveria në largim e as Ministria e Arsimit nuk kanë punuar siç duhet në këtë fushë, ndonëse problemet kanë qenë të identifikuara.

Problemet e njëjta po vazhdojnë ta përcjellin sistemin arsimor në vend edhe këtë vit.

Rezultatet e testit PISA ishin ato të cilat edhe e dëshmuan se Kosova duhet të punojë më shumë në arsim, pasi që u radhit në vendin e 76-të nga 78-të vendet pjesëmarrëse.

Rezultatatet e PISA-s duhet të shërbejnë si pikë referimi për institucionet shtetërire në rishikimin e sistemit arsimor në vend, kështu u tha në tryezën e organizuara gjatë ditës së djeshme nga Oda Ekonomika Amerikane në Kosovë, shkruan sot Gazeta Zëri

“Duke i marrur parasysh zhvillimet e programeve dhe metodologjive të mësimdhënësve në vend nuk i aftëson nxënësit, atëherë edhe rezultatet e testit nuk kanë qenë befasuese”, është shprehur hulumtuesi i çështjeve ekonomike, Besnik Krasniqi.

Ndërsa Gresa Statovci, këshilluese e arsimit, ka vlerësuar se nga këndvështrimi ekonomik përmirësimi i cilësisë së arsimit është parametri kryesor për zhvillimin e mëtejmë të vendit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.