Edhe pa dekretimin e presidentit, Ligji i Pagave hyn në fuqi

Projektligji për pagat nuk është dekretuar nga presidenti Hashim Thaçi dhe pas përfundimit të afatit ligjor, ka hyrë në fuqi në mënyrë të heshtur.

Kështu ka bërë të ditur në një përgjigje me shkrim për Radio Kosovën, Zyra e presidentit Thaçi, duke shtuar se ka marrë premtime nga sponsoruesit e ligjit se do t’i marrin parasysh të gjitha shqetësimet e paraqitura dhe në të ardhmen e afërt do t’i bëjnë plotësimet dhe ndryshimet e nevojshme.

Ai ka zgjedhur që, as mos ta kthej, e as mos ta dekretoj, por ta lë këtë ligj të futet në fuqi heshtazi.

“Nëse Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda tetë (8) ditësh pas marrjes së ligjit, nuk merr asnjë vendim për shpalljen ose kthimin e tij, ligji konsiderohet i shpallur, pa nënshkrimin e saj/tij dhe publikohet në Gazetën Zyrtare”, thuhet në Kushtetutë.

RAPORTO