Edhe Oda Ekonomike Amerikane kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti

30.05.2022

Oda Ekonomike Amerikane e ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me miratimin e mundshëm të ndryshimeve të këtij ligji, ku do t’u mundësonte qytetarëve tërheqjen e kursimve pensionale deri në 30%. Nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovës (OEAK) ka theksuar se tkurrja e kursimeve pensionale cenon prospektet për jetë të dinjitetshme pas moshës së pensionimit. […]

Edhe Oda Ekonomike Amerikane kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti Foto: SuharekaOnline

Oda Ekonomike Amerikane e ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me miratimin e mundshëm të ndryshimeve të këtij ligji, ku do t’u mundësonte qytetarëve tërheqjen e kursimve pensionale deri në 30%.

Nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovës (OEAK) ka theksuar se tkurrja e kursimeve pensionale cenon prospektet për jetë të dinjitetshme pas moshës së pensionimit.

Në reagim të kësaj ode thuhet se: “Duke mirëkuptuar shqetësimin e iniciuesve dhe ithtarëve të ndryshimeve të propozuara për sa i përket ngritjes së kostos së jetesës, Oda Amerikane rikujton se tkurrja e kursimeve pensionale në llogari të përballimit të sfidave aktuale cenon prospektet për jetë të dinjitetshme pas moshës së pensionimit”.

Nga OEAK-u kanë vënë në pah se tkurrja e fondeve do të cenojë po ashtu edhe mundësitë e shtetit për realizim të inevestimeve kapitale.

“Po ashtu, duke pasur parasysh që një pjesë e fondeve të kursimeve pensionale janë të investuara në bonot e thesarit, tkurrja e mundshme e fondeve do të cenojë edhe mundësitë e shtetit për realizim të investimeve kapitale, e cila në anën tjetër do të ngadalësojë edhe rritjen ekonomike”, thotë OEAK-u.

E në fund nga Oda Ekonomike Amerikane kanë thënë se një tërheqje e tillë e kursimeve do të sjellë përfitime afatshkurta socio-ekonomike.

“Përfitimet afatshkurta socio-ekonomike nga të mundësuarit e tërheqjes së kursimeve pensionale nuk do të tejkalonin në asnjë mënyrë pasojat negative të një mase të tillë. Prandaj, politikbërësit në Kosovë, shumica qeverisëse dhe opozita parlamentare, por edhe hisedarët e tjerë, duhet të përfshihen në dialog gjithëpërfshirës me qëllim të identifikimit të masave të duhura për tejkalim të krizës aktuale dhe asaj që mund të pasojë në muajt në vijim”, përfundon OEAK-u.