Edhe një vrasje në Suharekë, tani në Studençan

17.03.2019

Një tjetër vrasje ka ndodhur sot në komunën e Suharekës. Në fshatin Studenqan dyshohet se vëllai ka vrarë vëllain. “Në Studençan ka ndodhur një vrasje tjetër.  Prokuroria dhe policia kanë dalur në vendin e ngjarjes”, konfirmoi ky burim ku ndër tjerash tha se vëllau i madh ka vrarë vëllanë për pronë dhe viktima është I.G […]

Edhe një vrasje në Suharekë, tani në Studençan Foto: Ilustrim

Një tjetër vrasje ka ndodhur sot në komunën e Suharekës. Në fshatin Studenqan dyshohet se vëllai ka vrarë vëllain.

“Në Studençan ka ndodhur një vrasje tjetër.  Prokuroria dhe policia kanë dalur në vendin e ngjarjes”, konfirmoi ky burim ku ndër tjerash tha se vëllau i madh ka vrarë vëllanë për pronë dhe viktima është I.G ndërsa dorasi B.G(emër i njohur pēr redaksinë).

Dyshohet se përveç që ka vrarë vëllaun e vetë, ka plagosur edhe një grua e cila është në gjendje të rëndë.

Ndryshe, edhe një vrasje tjetër ka ndodhur sot në Suharekë. Një person i moshës madhore ka mbetur i vrarë në një kazino.