Një vrasje ka ndodhur në një kazino në Lipjan të mërkurën në mbrëmje. Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishitinës, Imer Beka.

Sipas burimeve personi i cili ka humbur jetën ishte punëtor në këtë lokal kazinoje e i dyshuari për vrasje e ka qëlluar atë duke tentuar të kryejë një grabitje.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë ende ndonjë detaj për rastin në fjalë, por që duhet përkujtuar që gjatë javës së kaluar një punëtor tjetër në një kazino në Suharekë u vra në mënyrë të njëjtë.

Komuna e Suharekës si pasojë e dëmeve që po shkaktojnë kazinot nē shoqërinë tonē nga nesër do të fillojë peticionin për shfuqizimin ligjit për lojërat e fatit.